Sport
Majlinda e artë, kampione olimpike
Majlinda Kelmendi , pas fitores kundër italianes Giufridda, është kampione olimpike në `Rio 2016`. Ajo sot me katër fitore të njëpasnjëshme ka arritur në piedestalin që e kishte synuar prej tetë vitesh sa ajo bën gara në nivele të larta ndërkombëtare
Majlinda Kelmendi në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, e ka mposhtur italianen Odette Giuffrida dhe me këtë ka prekur historinë, duke fituar medaljen e parë të artë dhe të parën medalje në përgjithësi për Kosovën.
Ajo sot me katër fitore të njëpasnjëshme ka arritur në piedestalin që e kishte synuar prej tetë vitesh sa ajo bën gara në nivele të larta ndërkombëtare. Si kampione botërore dhe evropiane, Kelmendi tashmë ishte favorite për fitoren e sotme, por arritja e suksesit megjithatë ka qenë një rezultat i shkëlqyer jo vetëm për Majlindën por edhe për shtetin e ri të Kosovës.
Gëzimi i Majlindës me rastin e marrjes së medaljes në podium ishte i papërshkruar dhe i përcjellë më lot.
Kësisoj, Majlinda e ka shkruar emrin e saj me shkronja të arta në historinë e sportit dhe shtetit të Kosovës.
Mediume të shumta botërore i kushtojnë rëndësi të madhe fitores historike të Majlinda Kelmendit. Ato e vendosin theksin në faktin se Majlinda Kelmendi e ka siguruar fitoren e parë të një medaljeje për shtetin e ri të Kosovës.
http://www.gazetaexpress.com/sport/emocionuese-majlinda-pranon-medaljen-e-artnen-tingujt-e-himnit-te-kosoves-video-236991/
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik Një ulje çmimesh për abonimet vjetore të transportit publik në Bazel ka sjellë rritje të ndjeshme... -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran











