Lajme
Majlinda, e artë në Evropianin e xhudos
Majlinda Kelmendi e rrëmbeu Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahen në Francë. Në finale ajo e mundi rusen, Natalia Kuziutina
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe një herë ngrit në piedestal flamurin e Kosovës, duke u kurorëzuar me Medaljen e Artë në Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë. Ajo në finale e mundi xhudistin rusen, Natalia Kuziutina duke u dëshmuar lider në kategorinë 52 kilogram.
Majlinda Kelmendi dominoi absolutisht ndaj të gjitha kundërshtareve, për ta fituar këtë kompeticion për herë të parë në karrierën e saj.
Kelmendi arriti që në gjysmëfinale të këtij Evropiani të mposht xhudisten gjermane, Mareen Kraeh. Ndërsa në një duel të vështirë, Kelmendi arriti të triumfojë me Waza-ari, për ta arritur finalen e madhe në të cilën do të ndeshet me rusen, Natalia Kuziutina.
Majlinda kaloi direkt në rrethin e dytë të këtij Evropiani, duke qenë me fat në short, teksa aty mposhti rumunen, Alexandra Florian, pa shumë mundë. Në duelin e saj të dytë në rrethin e tretë, xhudistja kosovare triumfoi përsëri para kohe ndaj xhudistes nga Armenia, Zhanna Stankevich, duke siguruar kualifikimin për meçet finale.
Paraprakisht në këtë Evropian u eliminuan dy xhudistët tjerë nga Kosova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi.
Distria u mposht në duelin e parë nga xhudistja turke, Sumeyye Akkus, teksa Akili u mposht në rrethin e dytë. Gjakova triumfoi ndaj sllovenit Andraz Jereb, për t’u mposhtur më pas nga ukrainasi, Georggi Zantaraia.
Ndryshe Majlinda Kelmendi, 22 vjeçe, e mori medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos në Rio de Janeiro. Ajo mposhti brazilian Erika Miranda në kategorinë deri në 52 kg dhe u bë kosovarja e parë që ka arritur një klasifikim të tillë në xhudo.
Kelmendi është e para në botë në kategorinë deri 52 kilogram.
Më 22 shkurt të këtij viti ajo u nominua si Sportistja e Vitit në Laureus World Sports Awards, duke u bërë kështu shqiptarja e vetme që iu bashkohet ardhës së sportistëve më të famshëm botëror, si Roger Federer, Pelé, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Zinedine Zidane, etj.
Ky është suksesi tjetër i radhës i Majlinda Kelmendit, e cila për gjashtë vjet sa eksiton Kosova shtete, ka arritur ta ngreh më së larti flamurin e Kosovës në botë.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












