Lajme
Majlinda, e katërta në renditjen botërore të xhudos
Majlinda Kelmendi është ngjitur në renditjen botërore të xhudos pas Grand Slamit të Abu Dhabit.
Javën që shkoi u mbajt Grand Slami i Abu Dhabit në xhudo, ku garuan katër xhudistë kosovarë.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin xhudistët e Kosovës që morën pjesë në këtë Grand Slam.
Por ishte Majlinda ajo që i solli Kosovës medalje, me të artën që e fitoi në duelin me italianen Odette Giuffrida.
Federata Ndërkombëtare e Judos ka publikuar renditjen e përditësuar ku ngritje ka shënuar vetëm Majlinda Kelmendi.
Majlinda falë të artës tashmë është ngjitur në pozitën katërt, nga pozita e pestë, derisa në total i ka të grumblluara 5 mijë e 450 pikë, në kategorinë -52 kilogramë.
Sa u përket pikëve olimpike, Majlinda tash ka 4 mijë e 152 pikë olimpike dhe renditet në pozitën e dytë, prapa vetëm japonezes Uta Abe, shkruan EO, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029















