Sport
Majlinda ende në ‘ëndërr’
“Është jashtëzakonisht e vështirë, ne stërvitemi shumë dhe sakrifikojmë shumë, dhe në fund kur arrin t’ia dalësh mbanë, nuk gjen dot fjalët për të përshkruar atë që ndjen”, ka thënë Kelmendi
Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ende nuk po mund të besojë se ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Ajo është shumë e kërkuar nga mediat e huaja, dhe duket se storia e saj është në mediat më të fuqishme botërore, shkruan albinfo.ch.
Majlinda ka qenë ‘live’ edhe në lajmet e “CNN”, derisa më parë ishte edhe në “BBC”, edhe kjo një sukses në vete. “Ka qenë një ditë kaq e mrekullueshme, në fakt nuk kam fjetur fare. Mbrëmë po qaja, po shihja videot dhe po flisja me nënën dhe babin, gjithçka ishte speciale, nuk më besohej. Është shumë e vështirë të arrish sukses, njerëzit shohin vetëm 3 apo 4 ndeshje që ne bëjmë për një ditë, por ata nuk i shohin prapaskenat. Është jashtëzakonisht e vështirë, ne stërvitemi shumë dhe sakrifikojmë shumë, dhe në fund kur arrin t’ia dalësh mbanë, nuk gjen dot fjalët për të përshkruar atë që ndjen”, ka thënë Kelmendi.
Ajo ka treguar edhe për rrugën deri në finale. “Mund të them që kur fitova gjysmëfinalen e dija që medalja e arit ishte e imja. Kundërshtarja në gjysmëfinale, japonezja Nakamura, ishte kampione bote tre herë, ajo është e fortë, kështu që kur e fitova atë ndeshje, e kuptova që ari ishte i imi. Megjithatë, kur fitova finalen, nuk mund të merrja frymë, nuk rrija dot në këmbë, po qaja, kisha kaq shumë gjëra në mendjen time, isha vërtet e lumtur”, theksoi 25-vjeçarja.
Në Brazil u intonua edhe himni i Kosovës, një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. “Ishte ndjenja më e bukur e jetës, sepse e dija që shumë njerëz po e ndiqnin këtë moment, fëmijë nga Kosova, vendi im, ishin me mua atë ditë, në atë moment. Ishte aq moment historik, jo vetëm për sportin në Kosovë, por edhe për Kosovën si vend, i ri dhe i vogël. Jam shumë e lumtur dhe ndjehem e bekuar që mund të bëj kaq shumë për të”, u shpreh ndër të tjera ajo.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












