Sport
Majlinda: Gjithmonë kam përfaqësuar popullin tim
“Jemi i njëjti popull. Prandaj garimi për Shqipërinë në atë kohë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë”, theksoi ajo
Majlinda Kelmendi është njëra nga sportistet më të kërkuar nga mediat ndërkombëtare në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Shkak për këtë është medalja e artë, historia e saj interesante, por edhe e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Xhudistja nga Kosova ka folur me emocione në intervistën e saj për kanalin zyrtar të ‘Rio 2016’. “Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe unë fitova medalje. Ishte diçka speciale, emocionuese dhe e jashtëzakonshme. E kam shijuar shumë sepse e kam bërë të lumtur gjithë popullin tim”, deklaroi xhudistja nga Kosova.
25-vjeçarja në një tjetër intervistë për ‘Time’ ka rrëfyer për suksesin e saj. “Ishte një moment i mrekullueshëm, diçka që gjithmonë kam ëndërruar, por ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Në Kosovë kam parë se të gjithë po festojnë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të festohet kur të kthehem atje. Familja ime janë krenarë për mua dhe e kam shijuar edhe unë faktin se i kam bërë krenarë, sidomos prindërit e mi. Për një kohë të gjatë atletët e Kosovës nuk kanë pasur mundësinë e përfaqësimit të vendit, ndaj është e mrekullueshme që në Olimpiadën e parë rrëmbyem të artën”, deklaroi ajo.
Majlinda ka folur edhe për kohën kur ka përfaqësuar Shqipërinë në lojërat e kaluara olimpike. “Jemi i njëjti popull. Prandaj garimi për Shqipërinë në atë kohë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë”, theksoi ajo.
Të enjten në Rio u paraqitën dy notarët, Sidni Hoxha i Shqipërisë dhe Lum Zhaveli i Kosovës. Hoxha fitoi baterinë e tij në garën e 50 metrave stil i lirë, duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat e duke vendosur njëkohësisht dhe rekord kombëtar në garën e 50 metrave për meshkuj edhe pse nuk ia doli të kualifikohej dot për në gjysmëfinale duke renditur i 41-ti nga 85 notarë që morën pjesë në këtë disiplinë në total.
Ndërkohë në këtë garë, po në 50 metra mori pjesë për Kosovën dhe Lum Zhaveli, që e nisi nga bateria numër pesë, ku u rendit i 7-ti në baterinë e tij duke regjistruar kohën e 24 sekonda e 53 të qindtat, por pa arritur të vendosë dot një rekord kombëtar për Kosovën, që mbahej po nga vetë ky notar dhe i regjistruar në vitin 2012 me kohën e 24 sekonda e 23 të qindtat. Sa i përket renditjes së përgjithshme, Hoxha u rendit i 41-ti nga 85 notarë, ndërsa Zhaveli u pozicionua në vendin e 57.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat












