Lajme
Majlinda Kelmendi, “Evropiania e vitit” në Kosovë
Ky çmim ndahet për herë të parë në Kosovë nga Zyra e BE-së, si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016. Majlinda në garë kishte dhe dy femra të tjera, një institucion dhe një OJQ
Kampionia evropiane e xhudos, Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin “Evropiani i Vitit” që ndanë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Kelmendi ka pasur në garë edhe dy femra të tjera, një institucion dhe një Organizatë Joqeveritare. BE e zgjodhi xhudisten pejane, pasi që ajo ngriti më së larti flamurin e Kosovës në garat botërore.
Ky çmim ndahet për herë të parë në Kosovë nga Zyra e BE-së, si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016.
Ky shpërblim është prezantuar nga shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane.
Të nominuar për shpërblimin “Evropiani i vitit” përveç Majlinda Kelmendi, ka qenë dhe Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor, iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Krenare Gashi, shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës.
Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të bëhet përzgjedhja e fituesit dhe se juria që ka pasur obligim ta bëjë këtë ka pasur mjaft punë. Ai tha se BE-ja ka vendosur që të ndajë këtë çmim për ata që promovojnë e prezantojnë frymën evropiane në Kosovë.
Zhbogar tha se ndjehet i lumtur kur sheh se evropianet e vërtetë kosovarë vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë: institucioneve si dhe nga shoqëria civile. “Ata i gjejmë në salla sportive dhe në mesin e komuniteteve lokale…ata punojnë shumë. Ata na bëjnë krenarë. Ata na motivojë. Këto janë evropianët tonë”, ka thënë Žbogar.
Ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi i ka paraprij një prezantim i publikimit “MSA-ja për secilin”, ku janë paraqitur pikat kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës,e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Kjo Marrëveshje është kontrata e parë gjithëpërfshirëse në mes të BE-së dhe Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










