Lajme
Majlinda shpërblehet me 100 mijë euro
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, ministri Kujtim Shala u ka ndarë shpërblimet shtetërore për fituesen e mjeljes së artë, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit Driton Kula. Shpërblim ka marrë edhe Nora Gjakova
Kampionia olimpike në xhudo në kategorinë 52 kg, Majlinda Kelmendit dhe trajneri i saj, Driton Kuka kanë marrë të premten shpërblimet shterpore për suksesin e madh që kanë arritur në Olimpiadën e Rios. Për medaljen e parë të artë historike që i sollën Republikës së Kosovës, Majlinda ka marrë 100 mijë euro, ndërsa Toni 50 mijë.
Po ashtu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë shpërblim dhe Nora Gjakovës, për shkak të përmbushjes së normës olimpike.
Shpërblimet janë ndarë në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare dhe Kelmendit i janë ndarë 100 mijë euro, trajnerit Kuka 50 mijë respektivisht xhudistes Gjakova 5 mijë euro për normë olimpike.
Ministri Shala u shpreh se ky është një rast historik sepse po ndahet për herë të parë një shpërblim për medalje të artë olimpike për shtetin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë bashkë me federatën e xhudos duke e ndihmuar por duke mos ndërhyrë asnjëherë në punë të organizimit.
“Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës” tha ministri.
Ndërkaq, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e ministrisë dhe të tërë popullit të Kosovës, duke premtuar që kjo medalje nuk është e vetmja por që do të sjellë edhe medalje tjera për Kosovën. Gjithashtu, xhudistja Kelmendi, mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër











