Autotech
Makina me energji diellore që mund të ‘vozitet me muaj pa u karikuar’ do të dalë këtë vit
Një makinë me energji diellore ka udhëtuar qindra kilometra me një karikim të vetëm, duke shënuar një moment historik të madh drejt sjelljes së automjetit “më efikas dhe më të qëndrueshëm në botë” në treg.
Sipas medieve të huaja, Lightyear One përshkroi 400 kilometra me 130 kilometra për orë përpara se të rimbushej gjatë testeve në qytetin italian të Aprilia muajin e kaluar. Testet e mëparshme të kryera me një shpejtësi më të ulët panë se makina elektrike përshkoi më shumë se 700 kilometra.
Lightyear pretendon se makina e saj do t’i lejojë klientët “ta ngasin me muaj pa e mbushur” dhe shpreson t’ua dorëzojë automjetet e para klientëve deri në mesin e vitit 2022.
Rezervimet për Lightyear One tashmë mund të bëhen përmes faqes së internetit të kompanisë, duke kërkuar një paradhënie prej 150 mijë eurosh.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










