Lajme
Makina përplaset në një treg në Gjenevë: lëndohet rëndë një person
Policia nuk jep të dhëna me të hollësishme. Ajo ka kontrolluar se deri në çfarë mase alkooli ose droga mund të kishin luajtur një rol në aksident.
Një makinë ka kaluar me shpejtësi të madhe përmes tregut Rive në qendër të qytetit të Gjenevës herët në mëngjesin e të shtunës. Një shitës perimesh ka mbetur me lëndime të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në agimin e së shtunës, në Bulevardin Helvétique, konfirmon zyra e prokurorit publik të Gjenevës për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Ndërsa, sipas transmetuesit lokal Radio Lac, shoferi që shkaktoi aksidentin u mor nga policia në pranga.
Bëhet fjalë për një shofer 30-vjeçar, transmeton albinfo.ch. Mësohet se ai po drejtonte makinën me shpejtësi të madhe dhe për pasojë humbi kontrollin mbi të.
Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm. Ajo ka kontrolluar se deri në çfarë mase alkooli ose droga mund të kishin luajtur një rol në aksident.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













