Lajme
Makolli e Bumçi, për hapjen e Qendrave Kulturore në Diasporë
Ministri Makolli vlerësoi se politikat e të dyja shteteve, sa i takon diasporës, duhet të jenë të përbashkëta
Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli priti në një takim Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi.
Ky takim u zhvillua në vazhdën e koordinimit të politikave të përbashkëta për diasporën që ministri Makolli i realizon me zyrtarë të lartë të Republikës së Shqipërisë.
Ministri Makolli edhe një herë potencoi se diaspora është një dhe e pandarë, prandaj ai vlerësoi se politikat e të dyja shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë fushë duhet të jenë të përbashkëta.
Në këtë kontekst, Makolli përmendi edhe hartimin dhe zhvillimin e politikave në avancimin e mësimit plotësues për fëmijët në diasporë.
Të dy ministrat, Makolli dhe Bumçi, folën edhe për hapjen e Qendrave Kulturore në Diasporë, ku po ashtu pati një pajtueshmëri të zyrtarëve të lartë shtetërorë se, edhe në këtë çështje duhet të ketë një koordinim të aktiviteteve, për hapjen e tyre.
Në takim u fol edhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të shënimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar. Në këtë aspekt, të dy ministrat, Makolli e Bumçi, u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë në organizimin dhe mbështetjeje e një mori aktivitetesh, si organizimin e një simpoziumi shkencor, ku do të trajtoheshin çështje të historisë kombëtare, si dhe aktivitete tjera që ndërlidhen me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe katër vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










