Lajme
Makolli takon mërgimtarët që jetojnë në Francë
Makolli: Qëllimi i Ministrisë së Diasporës është përkujdesja institucionale ndaj mërgatës
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i ka njoftuar ata me objektivat që ka Ministria e Diasporës, duke përmendur ndër tjera, organizimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare për fëmijët e mërgimtarëve, pastaj mbështetja e aktiviteteve kulturore në diasporë, që sipas Makollit ndikojnë shumë në ruajtjen e identitetet kombëtar, e objektiva tjera që do të parashihen edhe me ligjin për diasporë që pritet të miratohet së shpejti.
“Ne nuk jemi të kënaqur me numrin e fëmijëve tanë që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare. Sipas statistikave që kemi janë vetëm rreth 4 për qind e fëmijëve tanë në diasporë që vijojnë mësimin plotësues. Ky numër i vogël paraqet rrezik të shkrirjes së gjeneratave të reja. Kësisoj, ne i ftojmë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën amtare”, ka deklaruar Makolli.
Ai i ka inkurajuar mërgimtarët që të integrohen suksesshëm në shoqëritë ku ata jetojnë, duke përmendur sukseset që shumë prej tyre po i arrijnë në fusha të ndryshme akademike, shkencore, politike, artistike e sportive.
Gjithashtu Makolli, ka ftuar mërgimtarët që të investojnë në Kosovë, duke theksuar se tani janë krijuar kushtet e mira për të hapur bizneset e tyre në atdhe, dhe shtoi se Qeveria e Kosovës çdo ditë e më shumë po krijon hapësirë ligjore e infrastrukturë që garantojnë investim të sigurt.
Pjesëtarët e diasporës që ishin të pranishëm në këtë takim janë shprehur të kënaqur me krijimin e Ministrisë së Diasporës, dhe përgëzuan institucionet e vendit që kanë ngritur nivelin e përkujdesjes shtetërore ndaj qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Në këtë takim të Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, me mërgimtarët tanë që jetojnë në Francë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris, Muhamedin Kullashi.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












