Lajme
Makolli u takua me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Austrisë
Sekretari i Shtetit, Sebastian Kurz, shprehu mirënjohjen për qytetarët austriakë me prejardhje nga Kosova
Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, brahim Makolli, u takua në Vjenë me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, Sebastin Kurz.
“Ministri Makolli e falënderoi Kurz për ndihmën dhe kontributin që shteti austriak ka dhenë që nga vitet 1990 për Kosovën dhe vazhdon akoma vazhdon të jap. Ministri Makolli tha se shteti austriak vazhdon të jetë një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës në rrugës e saj të integrimit evropian.
Po ashtu, ministri Makolli, prezantoi objektivat e ministrisë që ai drejton siç janë: integrimi i komunitetit kosovarë që jetojnë në Austri, ruajtja e identitet të tyre dhe hapja e mundësive që këta qytetarë në të ardhmen të kthehen në Kosovë dhe të kenë mundësi investimi në vendin e origjinës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Sipas njoftimit, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, Sebastin Kurz, shprehu mirënjohjen për qytetarët austriak me prejardhje nga Kosova, të cilët padyshim janë një nga komunitetet më të integruare në shoqërinë austriake.
Në bazë të statistikave shtetërore të Austrisë në këtë vend jetojnë rreth 30.000 qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Kurz po ashtu u interesua për proceset politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, me theks të veçantë ai u interesua për rrjedhën e procesit të liberalizimit të vizave.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, Sebastin Kurz, priti me kënaqësi ftesën e ministrit Ibrahim Makolli për ta vizituar Kosovën dhe kësisoj, siç tha ai, të njoftohet nga afër me proceset që po zhvillohen në Kosovë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











