Lajme
Makolli u uron mërgimtarëve 17 Shkurtin
Roli i mërgimtarëve tanë në të arriturat e vendit tonë, në këtë epokë historike për Kosovën dhe për shqiptarët kudo ku gjenden, është i pazëvendësueshëm
Ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli u ka drejtuar një urim mërgimtarëve në prag të 17 shkurtit, përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Në vigjilje të kremtimit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Diasporës, të gjithë mërgimtarëve, bashkëkombësve tanë ua uroj përvjetorin e pestë të shpalljes dhe të mëvetësisë së Republikës së Kosovës.
Duke kujtuar rrjedhën historike që ka kaluar vendi ynë, ne sot shënojmë 5-vjetorin e pavarësisë së vendit, ngjarje kjo me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë. Në ditët e mëdha si kjo, çdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tonë. T’i kujtojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan Makolli duke iu drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit.
Më tutje, ministri i diasporës përmend përgjegjësinë që e kemi të gjithë dhe në këtë kuadër edhe mërgimtarët, për zhvillimin e vendit. “Përveç ndjenjës së gëzimit dhe të krenarisë, kjo datë përherë duhet të na e mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë që kemi për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Roli i mërgimtarëve tanë në të arriturat e vendit tonë, në këtë epokë historike për Kosovën dhe për shqiptarët kudo ku gjenden, është i pazëvendësueshëm. Roli juaj dje, gjatë luftës për liri dhe sot në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, na bën të ndihemi krenarë dhe t’ju jemi mirënjohës përjetësisht.
Të bashkuar si asnjëherë më parë, nuk duhet të ndalemi në synimet tona si komb. Këtë ua kemi borxh të parëve. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë”, thuhet në fund te urimit që ministri i diasporës, Ibrahim Makolli ua drejton mërgimtarëve me rastin e 17 shkurtit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












