Shkurt.ch
Makolli uron diasporën për festën e Kurban Bajramit
Me rastin e Kurban Bajramit, ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, nëpërmjet një telegrami, i ka uruar të gjithë bashkatdhetarët që i përkasin fesë islame, për këtë festë.
“Ju përcjell urimet më të përzemërta në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, duke ju uruar shëndet dhe lumturi juve dhe familjeve tuaja”, thotë ministri Makolli.
“Në këtë prag feste, dua të rikujtoj se Republika e Kosovës, duke qenë një vend i tolerancës dhe i bashkëjetesës së shkëlqyeshme të qytetarëve që u përkasin etnive dhe besimeve të ndryshme, reflekton një kulturë të jashtëzakonshme fetare, të cilën e gjithë bota e çmon si një pasuri të veçantë të vendit tonë, kulturë kjo që me krenari e shpalosni edhe ju, mërgimtarë të nderuar, në shtetet ku jetoni dhe veproni.
Andaj, le të punojmë të gjithë së bashku me tërë dijen dhe vullnetin tonë të mirë që ky vlerësim i lartë të mos zbehet asnjëherë.
Le të jetë kjo festë e madhe një rast për t’i shpalosur edhe më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të mirë të të gjithë mërgimtarëve kudo që ndodhen”, thuhet në telegramin e ministrit Makolli.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA
Jeta në Zvicër
-
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë Parlamenti ka miratuar një mocion për të ndaluar pajisjet elektronike private gjatë shkollës së detyrueshme.... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës










