Lajme
Makolli uron nxënësit shqiptarë në Zvicër për vitin e ri shkollor
Makolli: "Jemi të përkushtuar të hartojmë politika të përshtatshme dhe të nevojshme për mësim plotësues në gjuhën shqipe"
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka uruar nxënësit shqiptarë në Zvicër që kanë nisur vitin e ri shkollor.
“Sot, në këtë ditë të madhe dhe të shenjtë për fëmijët mërgimtarë, e sidomos për ata që për herë të parë i drejtohen çerdheve, atyre që fillojnë klasën e parë dhe të gjithëve që vrapojnë pas dijes, ju përgëzoj duke ju dëshiruar hyrje të suksesshme në botën e madhe të dijes, në këtë botë, që do të përfitojnë ata vetë dhe e gjithë shoqëria në përgjithësi”, thuhet në telegramin e urimit të ministrit Makolli.
Sipas tij në sytë e mërgimtarëve padyshim, se shihet një gëzim dhe njëkohësisht edhe një mburrje, sepse fëmijët e tyre, përpos që do të mësojnë në gjuhën e vendit ku jetojnë, ata mësojnë njëkohësisht edhe në shkollën plotësuese shqipe, duke ruajtur gjuhën, historinë dhe kulturën tonë të lashtë.
“Arsimi dhe edukimi i fëmijëve tanë në mërgim janë prioritet i Ministrisë së Diasporës së Republikës e Kosovës. Jemi të përkushtuar të hartojmë politika të përshtatshme dhe të nevojshme për mësim plotësues në gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët tanë që jetojnë jashtë atdheut”, ka thënë ministri.
Makollli me këtë rast, ka falënderuar edhe shtetin mik të kombit tonë, Zvicrën, e cila ka dhënë kontribut dhe po jep në të gjitha drejtimet për popullin tonë.
“Uroj edhe mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër që me vullnetin dhe seriozitetin e tyre aftësojnë dhe përgatisin të rinjtë tanë për qenë personalitete të suksesshme dhe me rezultate të larta arsimore e profesionale”, përfundon telegrami i urimit të ministri Ibrahim Makolli.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











