E-Diaspora
Maksutaj: Valdet Gashi është manipuluar!
Ai është një tip i dashur por është manipuluar. Ai thotë se ka shkuar "të ndihmojë vëllezërit e vet në Siri ndërsa i ka braktisur vëllezërit e tij të vërtetë, familjen e tij. Ai është joshur nga djalli", ka thënë Maksutaj për kolegun e tij më të ri
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2014/10/Azem-Maksutaj-587x377.jpg)
Azem Maksutaj është me siguri thaiboksieri më i suksesshëm shqiptarozviceran. Ai gjatë karrierës së tij aktive tashmë të pëfunduar, ka qenë 14 herë kampion bote. Azemi prej disa vitesh udhëheq një shkollë thaiboksi në Winterthur dhe me shkollën e tij është shumë aktiv në përpjekjet për integrim të të huajve në Zvicër.
Maksutaj është pyetur nga portali watson.ch për imazhin e sportit të tij, pas dëmtimit të fundit që ka pësuar me publikimin se kampioni botëror i thaiboksit, Valdet Gashi është rekrutuar në IS. Para Gashit ka qenë edhe thaiboksieri tjetër, Bashkim Berisha që ishte bërë i njohur me dhunën e ushtruar jashtë ringut.
Ish thaiboksieri i famshëm nuk konsideron se rastet si këto e dëmtojnë sportin e thaiboksit. “Gashi dhe Berisha janë raste të izoluara. Gashin, për shembull, e kam takuar në disa luftëra thaiboksi, ku ishte me familjen, me fëmijët e tij. Ai është një tip i dashur por është manipuluar. Ai thotë se ka shkuar “të ndihmojë vëllezërit e vet në Siri ndërsa i ka braktisur vëllezërit e tij të vërtetë, familjen e tij. Ai është joshur nga djalli”, ka thënë Maksutaj për kolegun e tij më të ri.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë