Lajme
Mali i Zi paralajmëron qytetarët: Kujdes, na presin erëra deri në 100km/h
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka paralajmëruar se sonte në vend priten të fryjnë erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka theksuar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, paralajmërimi erdhi bazuar në të dhënat e Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi.
Tutje bëhet e ditur se sonte dhe në dy deri në tre ditët e ardhshme, në Mal të Zi priten erëra të forta veriore dhe verilindore me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Priten reshje kryesisht të dobëta deri në mesatare, me borë në shumicën e rajoneve kontinentale të Malit të Zi, dhe shi në bregdet.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg













