Lajme
Mali i Zi shqetësohet për bumin turistik të Shqipërisë
"Shqipëria është duke marshuar me hapa të mëdhenj dhe kjo përqindje do të rritet në mënyrë progresive në vitet e ardhshme"
Shqipëria ka shënuar bum turistik, me afro 3 milionë turistë të regjistruar në tetë muajt e parë të vitit 2011.
Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, ka thënë se 870 mijë turistë kanë qenë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 2,12 milionë shtetas të huaj.
Nga totali, 51 për qind thuhet se kanë qenë nga Kosova, 11 për qind nga Maqedonia, ndërsa 5 për qind (106 mijë) nga Mali i Zi, Greqia dhe Italia, raportojnë mediasat e Tiranës.
Shqipëria më 2008, ka tërhequr një milion mysafirë, mirëpo vitin e fundit rezultateve u ka ndihmuar edhe magazina turistike “Lonely Planet”, e cila e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë si destinacion që duhet vizituar, shkruan mediet e rajonit, të hënën.
Kryetari i Shoqatës Turistike të Malit të Zi, Zharko Raduloviq,ka theksuar se rritja e turizmit në Shqipëri është rezultat i lidhjeve të mira të saj me vendet përreth.
“Kjo vlen sidomos për Kosovën, meqë prej Prizrenit deri në Durrës mund të arrihet për dy orë ngasje në autostradë, ndërkohë që është ndërtuar edhe rruga e re në drejtim të Ohrit, me çka është lehtësuar lidhja me Maqedoninë dhe Greqinë”, është shprehur ai.
Raduloviq ka thënë se nuk duhet të befasohemi me të dhënat gjashtëshifrore të vizitorëve të Malit të Zi në Shqipëri, meqë, sipas tij, bëhet fjalë për vizitorët që shkojnë në udhëtime të shkurtra dhe se çdo hyrje në kufi regjistrohet.
“Shqipëria është duke marshuar me hapa të mëdhenj dhe kjo përqindje do të rritet në mënyrë progresive në vitet e ardhshme. Kjo që Shqipëria mund të arrijë me lehtësi, për ne është një sinjal alarmi”, ka vlerësuar Raduloviq.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Mal të Zi, këtë vend në tetë muajt e parë të vitit e kanë vizituar 1,1 milionë turistë, ndërsa Kroacinë 8,31 milionë turistë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










