Lajme
Mali i Zi ndryshon Ligjin për liritë fetare
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për liritë fetare. Pro ndryshimeve votuan 41 deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në punën e Parlamentit, pasi ishin të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në ligj.
Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës ortodokse serbe.
Të hënën mbështetësit e opozitës kanë zhvilluar protesta në kundërshtim të ndryshimeve në këtë ligj. Ligji për liritë fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Markoviq, në fund të vitit 2019.
Me këtë ligj objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit, nëse nuk ka prova se ato janë fetare. Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha ortodokse serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












