Lajme
Mantelbardhët mësojnë gjermanishten për të ikur nga Maqedonia
Gjithnjë e më tepër mjekët dhe infermierët nga Maqedonia po emigrojnë drejt vendeve evropiane për një punë që do t'u sigurojë më shumë të ardhura.
Pas diplomimit, mjekët regjistrohen nëpër kurse të gjermanishtes, për të ikur jashtë vendit.
Sipas Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Maqedoni, dukuria është më e theksuar në rajonin e Tetovës.
Në dhjetë vjetët e fundit është rritur numri i mjekëve, të cilët kërkojnë vërtetime nga Oda e Mjekëve, se në mënyrë aktive merren me mjekësi klinike. Në vitin 2015 ky numër arriti në 171. Nuk dihet nëse këta mjekë janë kthyer në Maqedoni apo jo.
Ndërkaq, nënkryetarja e Odës së mjekëve, Lençe Nelovska, thotë për Alsat-M se ”vërtetimi i njëjtë vlen edhe për njerëzit që planifikojnë të shpërngulen, por ne si Odë as që kemi të drejtë, e as që kërkojmë të dhëna për atë nëse mjekët shkojnë dhe kthehen, apo nuk kthehen fare”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














