Integrimi
Mantijat kosovare në Suedi
Rreth 1500 copë mantija janë konsumuar brenda 45 minutave nga qytetarët suedezë të pranishëm në një manifestim në qytetin Nybro
Mantijat kosovare kanë shkuar flakë në një manifestim tradicional organizuar në qytetin Nybro të Suedisë, ku janë prezantuar kulturat e kombeve të ndryshme të botës. Rreth 1500 copë mantija, janë konsumuar brenda 45 minutave nga qytetarët suedezë të pranishëm në këtë manifestim.
Siç raportohet, pjatat që kanë qenë në tezgën që ka mbajtur emrin dhe flamurin e Kosovës në këtë manifestim, kanë mbetur të thata.
Njohja e kulturave të kombeve të ndryshme përmes ushqimit tradicional në këtë manifestim, e ka vënë Kosovën pothuajse të parën në listën e 25 shteteve tjera për nga pëlqimi i ushqimit. Grupi i shqiptarëve i përbërë nga dy familje kosovare në këtë manifestim e ka ekspozuar mantinë.
Udhëheqësja e këtij grupi, mësuesja Nazmije Kadriu ka thënë për ”Zërin” se kanë zgjedhur të prezantojnë si ushqim tradicional Mantinë, pasi ky ushqim ka në përbërje të vet përveç mishit dhe erëzave edhe brumin, por me shumë pak yndyrë.
Kadriu tha se shqiptarët nga Kosova kanë arritur të integrohen në Suedi, madje kur bëhen ftesat për darka apo dreka mes miqve, në tryezën kosovare shtrohen ushqime të përbëra nga brumi, një kërkesë kjo që ajo thotë se bëhet nga suedezët, që e vlerësojnë ushqimin kosovarë.
“Manifestimi për prezentimin e kulturave të kombeve të ndryshme që jetojnë në Suedi përmes ushqimit, mbahet që gjashtë vjet në qytetin tonë. Si Kosovë, por dhe shqiptarë në përgjithësi ne kemi marrë pjesë për herë të parë këtë vit. Kërkesa për pjesëmarrje na është miratuar menjëherë nga Komuna e Nybros, e cila na ka mbështetur financiarisht me një shumë rreth 400 euro”, ka thënë Kadriu.
Ajo ka theksuar se kanë vënë në tezgën e Kosovës 1500 copë mantija.
”Kur janë bërë 45 minuta të gjitha mantijat janë shpërndarë. Interesimi për ushqimin kosovarë-mantinë ka qenë shumë i madh. Kjo u dëshmua sot. Si rezultat i kësaj na u kërkua që vitin e ardhshëm të përgatisim 3-4 mijë mantija që do t’i financojë prapë komuna, pra shpenzimet për përgatitjen e tyre”, ka thënë ajo.
Studentja Marigona Kadriu ka thënë se si shqiptarë kurdo që ju jepet rasti edhe në mjediset universitare përpiqen ta tregojnë kulturën e pasur shqiptare, qoftë sipas saj edhe në një ditë si kjo me prezantimin e ushqimit, që ajo tha se është vlerësuar i shijshëm.
Ndërkaq, Maria Strömen, udhëheqëse e këtij manifestimi ka thënë se ideja për organizimin e këtij manifestimi ka qenë e Leif Olsson (një bashkëpuntor i saj).
”Ai deshti që t’i bashkojë të gjithë njerëzit me kultura të ndryshme në qytetin tonë në Nybro, pra që t’iu jepet mundësia që të përgatisin ushqime nga vendi prej nga vijnë. Ky është viti i gjashtë që e organizojmë këtë manifetsim në Nybro”, deklaroi ajo.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










