Lajme
Maqedonaset qepin “falë” uniformat e ushtrisë zvicerane
Firma Armasuisse, e angazhuar nga ushtria e Zvicrës, e furnizon këtë të fundit me uniformat e qepura në kushte diskrimnuese për rrobaqepëset
Rrobaqepëset nga Ohri dhe qytete e fshatra të tjerë të Maqedonisë punojnë për ushtrinë e Zvicrës! Në fakt ato vetëm qepin uniformat e ushtrisë zvicerane, kundrejt një pagese poshtëruese prej 122 frangash në muaj.
Dhe, ky skandal nuk ka mundur të mbetej i fshehur nga mediet zvicerane.
Emisioni i dedikuar konsumatorëve “Kassensturz” i televizinit publik të Zvicrës ka hulumtuar dhe ka zbuluar se si firma zvicerane Armasuisse, e angazhuar nga Forcat e armatosura të vendit i furnizon këto të fundit me uniformat e qepura në kushte diskriminuese për rrobaqepëset.
Në Maqedoni një familjeje katër anëtarëshe i duhen për mbijetesë rreth 600 franga, ndërsa paga minimale e lejuar nga shteti është rreth 122 franga, që nuk mjaftojnë as përafërisht pë një familje, edhe po të jenë të punësuar të dy prindërit. Dhe, për paga të tilla punojnë rrobaqepëset maqedonase, ka konstatuar “Kassensturz”.
Por, siç ka zbuluar “Kassensturz” edhe organizata e ndërmarrje tjera zvicerane furnizohen me uniforma të qepura në Maqedoni. Edhe atje ka ankesa për paga që janë të ulëta edhe në raport me mesataren e Maqedonisë dhe për diskriminim.
Ndërmarrja Armasuisse, e ballafaquar me akuzat e emisionit të përmendur është pronocnuar se furnizuesit me uniforma kanë për detyrim t`u përmbahen rregullave të punës që vlejnë ndërkombëtarisht.
Furnizuesi për të cilin bëhet fjalë në rastin konkret, firma Albiro sqaron se furnizuesit e saj maqedonas u janë përmbajtur në tërësi të gjitha rregullave sa i përket të drejtës së punës. Madje, pagën minimale për të cilën i obligon ligji, ata e kanë tejkaluar pjesërisht edhe deri në 50 për qind, shkruan Albiro.
Megjithëkëtë, për organizatën humanitare “Erklärung von Bern” (EvB) ky rast është pretekst i mjaftueshëm për të drejtuar kritika ndaj Ushtrosë së Zvicrës. Pagën minimale, sipas saj, qeveria e mban kaq të ulët me qëllim.
“Kostoja e ulët e pagave është përparësi për investitorët. Industria zë vend atje ku i ofrohen mundësitë për pagat më të ulëta. Dhe këtë e di edhe qeveria”, thotë Christa Luginbühl nga EvB.
Për EvB është veçanërisht problematike që diskriminimi social po stimulohet përmes parave të taksapaguesve zviceranë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












