Maqedonia
Maqedoni: Arrestohet një person pasi fotografoi fletëvotimin
Nga Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase është njoftuar se janë regjistruar dy raste të fotografimit të fletëvotimit, ndërsa nuk ka ndonjë njoftim për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, raporton alsat m, përcjell albinfo.ch.
“Në orën 09:05 në vendvotimin në “Lale Sërniçka” në komunën Aerodrom, kryetari i Bordit zgjedhor e ka vërejtur personin R.Gj. (36) se si me celular e ka fotografuar fletvotimin. R.Gj. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi adekuate”, potencoi Biljana Milevska nga Reparti për marrëdhënie me opinionin.
Ajo po ashtu potencoi se në orën 11:40 minuta në vendvotimin 1515 në fshatin Obërshani personi K.P. me celular e ka fotografuar fletëvotimin, duke cituar se nga ana e nëpunësve policorë ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Në mëngjes, në orën 06:11 minuta në SPB Shkup është paraqitur se në vendvotimin në SHF “Drita” në fshatin Rashçe është dëmtuar dera e hyrjes, por Komisioni zgjedhor ka konstatuar se nuk ka probleme me materialin zgjedhor dhe votimi ka filluar në kohën e parashikuar pa probleme”, theksoi Milevska.
Ajo ka apeluar te të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune














