Lajme
Maqedoni: Hetime pas denoncimeve për abuzime me vaksinim
Katër ditë pas fillimit të vaksinimit kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut ka një debat në lidhje me keqpërdorimin e dozave të vaksinave. Qytetarë të ndryshëm, gazetarë e persona publikë kanë denoncuar me raste konkrete, se pjesë e këtij procesi janë bërë edhe persona që nuk janë mjekë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vaksinat e Pfizer që ka për momentin Maqedonia e Veriut dhe që janë vetëm 4,800 në numër, janë parashikuar të shpërndahen vetëm për mjekët.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, raportoi nga Maqedonia e Veriut se denoncimet fillestare ishin në rrjetet sociale. Fillimisht u denoncua fakti se sekretari i spitalit të Ohrit, me profesion jurist, figuronte në listën e të vaksinuarve.
“Ka pasur reagime të ashpra nga qytetarët për selektime dhe vaksinime të personave që nuk e kanë të drejtën të vaksinohen në një kohë kur nuk ka mjaftueshëm doza”, tha gazetarja Iljazi.
Autoritetet janë shprehur se do të hetojnë rastet e pretenduara dhe paralelisht do të rishikojnë listat e vaksinimit.
Prej mesjavës në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i vaksinimit me një ritëm prej rreth 200 mjekësh në ditë. Shkupi zyrtar pret rreth 200 mijë vaksina nga Kina dhe disa mijëra të tjera nga Serbia. Qeveria është shprehur e hapur për të marrë edhe 100 mijë doza të tjera nga Rusia. Aktualisht nuk ka një datë të saktë të mbërritjes së këtyre dozave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











