Lajme
Maqedoni-Kosovë, lehtësohet transporti hekurudhor
Planet e përbashkëta shkojnë në ndërtimin e autostradës Prishtinë, Hani i Elezit-Shkup që do të lidh dy korridore të rëndësishme
Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje për trafikun hekurudhor. Me këtë marrëveshje në kalimin kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës, mallrat dhe njerëzit që preferojnë udhëtimin me tren, do të kenë lehtësime.
Kontrolli nuk do të ushtrohet në dy anët e kufirit, por njëherësh nga autoritetet e të dy vendeve.
Ministri kosovar i Infrastrukturës i cili ka qendruar në Shkup ka premtuar edhe fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup.
“Ne me ministrin kemi ndarë shumë pikëpamje të përbashkëta në interes të të dy shteteve tona dhe planet tona të përbashkëta shkojnë në ndërtimin e autostradës Prishtinë Hani i Elezit-Shkup që do të lidh dy korridore të rëndësishme korridorin 8 dhe korridorin 10, do të mundësojë zhvillim të fuqishëm të rajonit dhe mbi të gjitha do të ketë interes për Kosovën dhe Maqedoninë”, ka thekuar Mujota.
Kurse ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakieski, ka thënë se kjo marrëveshje ishte parakusht themelor për zhvillimin ekonomik mes dy shteteve, e cila do të ndikojë në shkurtimin e kohës së pritjes në kalimet kufitare.
Sipas Janakievskit, dy shtetet marrin detyrim për thjeshtësimin e procedurave doganore dhe pranimin e certifikatave që japin dy shtetet, për sigurinë në trafikun hekurudhor.
Sipas statistikave në bazë vjetore, nga linja hekurudhe Shkup- Prishtinë transportohen 1 milion e 200 mijë tonë prodhime të ndryshme, ndërsa shfrytëzimi i kësaj linje është trefishuar edhe nga njerëzit të cilët preferojnë trenat për të udhëtuar në Kosovë dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












