Lajme
Maqedoni, nataliteti në rritje të theksuar
Nataliteti në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme dhe vetëm në pesë vitet e fundit lindjet janë shtuar për 3.3 për qind. Lindjet më të theksuara janë tek vendbanimet shqiptare
Pas një rënie të natalitetit në dekadat e fundit, Republika e Maqedonisë në vitet e fundit ka shënuar një rritje të theksuar të lindjeve, madje duke kaluar të gjitha vendet e rajonit.
Gjendja alarmante paraqitet në shtetin e Kroacisë, ku rënia e natalitetit dhe ikja e të rinjve është problem kryesor për Zagrebin zyrtar.
Demografi Sjepan Shterc në lajmet e HRT-së pohoi se rënia e natalitetit dhe largimi i të rinjve nga Kroacia, janë ndër problemet kryesore të këtij shtetit. Ai paralajmëroi se sivjet pritet që në Kroaci nataliteti të shënon ulje madje për 20 për qind.
Ndërkaq, mediat pro-qeveritare në Shkup, rritjen e natalitetit në këtë shtet e përshkruajnë si meritë e qeverisë dhe projektit për fëmijën e tretë, transmeton Zhurnal.
Këto media thonë se qeveria e Maqedonisë demografinë e ka vënë në prioritet të lartë për ardhmërinë e shtetit. Duke krahasuar statistikat e 55 viteve të kaluara, numri i lindjeve për grua është zvogëluar në 63 për qind. Televizioni “Sitel” raporton se masat qeveritare që filluan të zbatohen nga vitit 2008, po japin rezultate. Sipas televizionit, pikërisht lindjen e rasteve me tre fëmijë e mban natalitetin dhe e rrisin fertilitetin në vend.
“Në Maqedoni, gjatë vitit 2008 lindën 22.945 bebe, nga të cilat 2677 fëmijë i tretë. Gjatë vitit 2014 kanë lindur 23.674 nga të cilët 3715 si fëmijë i tretë në familje. Rritja e fëmijëve të tretë të lindur brenda kohës ka shkuar në 1038 brenda 7 vitesh, ose me përqindje 39. Maqedonia është rast suksesi dhe shembull për shtetet fqinje”, njoftoi “Sitel”.
Por duhet theksuar se nataliteti në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme dhe vetëm në pesë vitet e fundit lindjet janë shtuar për 3.3 për qind, por rritja u përshkruhet vendbanimeve shqiptare të Maqedonisë veriperëndimore. Në vitin 2008 popullata shqiptare ka marrë pjesë me 31.8 për qind, në numrin e përgjithshëm të lindjeve ndërsa në vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 35.1 për qind.
Enti i Statistikave të Maqedonisë në raportin e publikuar për gjysmën e parë të vitit 2015. thotë se komunat me më së shumti natalitet janë: Tetova, Çairi, Kumanova, Saraji, Studeniçani, Struga, Shuto Orizarja, Bogovina, ndërkaq, komunat me natalitet të ulët janë: Manastiri, Karposhi, Prilepi, Velesi, Koçani, Ohri, Kisella Voda, Kërçova, Demir Hisari dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë lindore dhe qendrore.
Alarmimi i situatës për natalitetin bëhet tani, kur edhe pritet që Qeveria të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e përgatiti Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë. Sipas të njëjtave statistika, lindjet nga etnia maqedonase kanë rënë nën 50 për qind, për rreth 60-të vjet.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, më 2013-të kanë lindur 11.602 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1.088 turq dhe 1.226 romë. Nga këto lindje shihet se vetëm për 5 vjetët e fundit ka një rënie rreth 5 për qind e lindjeve tek maqedonasit. Pra, statistikat tregojnë se në proporcion me popullsinë rezidente, nataliteti më i madh në Maqedoni është te shqiptarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë









