Maqedonia
Maqedoni: Prokuroria kërkon paraburgim për Grubin e Bajramin
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie për të akuzuarit në ndërmarrjen shtetërore “Lotaria Shtetërore”, ndërkohe janë publikuar edhe detaje nga procedurat hetimore.
“Prokurori përkatës publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që masa e paraburgimit të fillojë zbatimin menjëherë pas gjetjes dhe arrestimit të tij”, sqaroi Prokuroria, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
Në Urdhrin për zbatimin e procedurave hetimore ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer veprën penale – përvetësim, e dënueshme në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal, ndërsa për katër persona tjerë – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetet zyrtare, e dënueshme në bazë të nenit 353.
Në hetime janë siguruar prova për dyshime të bazuara se dy të akuzuarit e parë, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023 kanë dëmtuar buxhetin e Shoqatës me 501 milionë denarë, duke përvetësuar kundërligjshëm pasuri për tjetrin.
I akuzuari i parë, në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor gjeneral në “Lotarinë Shtetërore’, më 9 maj të vitit 2023 kishte kërkuar nga Qeveria e RMV-së për blerjen e terminaleve VLT dhe zbatimin e tyre për realizimin e lojërave elektronike të fatit. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se i akuzuari ishte i vetëdijshëm se blerja e tyre ishte e panevojshme, pasi “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për lojërat e fatit nuk kishte të drejtë të organizojë lojërat elektronike të fatit.
I akuzuari i dytë, në rolin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së, në seancën qeveritare të udhëhequr nga ai, ka miratuar Informacionin, duke i dhënë dritë të gjelbër “Lotarisë Shtetërore” të blejë pajisjet për lojërat elektronike të fatit. Pas kësaj, i akuzuari i parë ka vendosur blerjen e pajisjeve në vlerë mbi 501 milionë denarë, përkundër se nuk blerja e tyre ishte e panevojshme, dhe për këtë asnjëherë nuk janë përdorur.
Prokuroria sqaroi që ndaj katër të dyshuarve tjerë të përfshirë në komisionet për thirrjet publike, është propozuar masa e kujdesit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri: Jemi të gatshëm të ndihmojmë familjet e viktimave Pas tragjedisë së rëndë në Vjenë, ku humbën jetën tre shtetas nga Kosovë, komuniteti shqiptar në... -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet
Jeta në Zvicër
-
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik Pavarësisht rritjes së çmimeve globale për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, autoritetet zvicerane sigurojnë... -
Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik -
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve













