Maqedonia
Maqedoni: Rritet përdorimi i antibiotikëve pa përshkrim të mjekut
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se për tri herë është rritur numri i të sëmurëve me grip.
Përderisa rritet numri i infeksioneve respiratore, mjekët thonë se këto janë infeksionet më të zakonshme te njerëzit, megjithatë në 90 për qind e këtyre rasteve shkaktohen nga viruse që nuk preken nga antibiotikët. Mirëpo, pacientët e kanë shumë vështirë ta kuptojnë këtë si rrjedhojë e shprehive të këqija për të trajtuar çdo sëmundje me barna pa i dhënë shans organizmit që të luftojë vetë me virozat.
“Situata bëhet e tensionuar në ambulancë pasi shumë pacientë kërkojnë antibiotikë, pasi siç thonë më shumë se tre apo katër ditë kanë temperaturë dhe infeksioni nga ftohja nuk u kalon. Pra, insistojnë në antibiotikë dhe kjo u shkakton tensione. Këto ditë me të bërtitura u largua një burrë pse nuk i përshkrova antibiotikë, nuk arrinte ta kuptonte se s`ka nevojë për to”, thotë për rel mjeku Bojan Trajkovski.
Nga ana tjetër, Liridon Disha, po ashtu mjek në Tetovë, thotë se nevojiten më shumë fushata ku do të jenë të kyçur mjekët, sektori civil dhe mediat për t’ua sqaruar qytetarëve se përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve shkakton vrasjen e baktereve të dobishme në trupin e njeriut dhe me këtë humbet dhe mbështetja që merr nga këto baktere të dobishme.
“Siç e dimë, çdo efekt pozitiv që ka, çdo ilaç ka dhe efektet negative dhe kjo nënkupton përveç se mbysin bakteret e dëmshme, ato mund të shkaktojnë rezistencë të lartë te llojet e ndryshme të baktereve. Bakteret në prezencë të antibiotikut dinë të modifikohen dhe të evoluojnë dhe të krijojnë një lloj baktere, qoftë duke forcuar murin bakteror, qoftë duke krijuar mekanizma të tjerë për t’i rezistuar ndikimit të antibiotikëve. Kjo është dhe arsyeja pse ne nuk duhet të përshkruajmë antibiotikë pa nevojë”.
“Kemi raste të pacientëve që rezistojnë ndaj antibiotikëve, pasi atyre u janë përshkruar pa kontroll antibiotikë. Për t’i ikur këtij fenomeni, ne duhet ta kemi të qartë se për çdo lloj dyshimi për infeksion të mundshëm, duhet ta kontaktojmë mjekun e familjes dhe assesi të konsumojmë kokë më vete antibiotikë pa u konsultuar me mjekun”, thotë Disha.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












