Maqedonia
Maqedoni: Shkollat po mbesin pa nxënës, familjet ikin në Perëndim
Orët e mësimit në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë janë të fundit për nxënësin e klasës së parë Milot Emini. Ai shfrytëzoi këtë orë për të mësuar edhe shkronjat e mbetura të alfabetit të gjuhës shqipe, për shkak se të nesërmen po nisej drejt Gjermanisë për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tij.
I mërzitur që po ndahej nga shkolla, mësuesja dhe shokët e klasës, Miloti tha se ata gjithmonë do të mbeten në kujtimet e tij më të bukura.
„Ku do të shkosh? Në Gjermani, te babi. Unë nuk do t’i harroj shokët kurrë, as mësuesen. Shokët kanë qenë shumë të mirë…kur do të vij, do t’i takoj prapë. Po mërzitem pse po shkoj atje….po do të vij sërish”, -theksoi Milot Emini, nxënës.
Miloti nuk është i vetmi nxënës që po largohet nga klasa e parë. Para tij, janë larguar edhe dy nxënës të tjerë, thotë mësuesja Myqereme Nevzadi, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Kam pas 24 nxënës, tash veç kanë filluar disa të largohen. Por, vetëm në dy javët e fundit tre janë larguar …. dhe tash Milot Emini. Jam shumë e mërzitur, e shqetësuar pse më largohen nxënësit më të mirë. Kanë qenë të mirë, të disiplinuar, të shkëlqyeshëm por tash kushtet dhe rrethanat e bëjnë të veten”, – tha Myqereme Nevzadi, mësuese.
Edhe drejtori Mustafë Ebibi pranon se nga viti në vit po ulet numri i nxënësve në Kumanovë. Në shkollën “Bajrami Shabani” për pesë vjet 81 nxënës më pak janë ulur në bankat shkollore. Ndërsa, vetëm këtë vit shkollor 15 nxënës do të largohen jashtë vendit, disa prej të cilëve tashmë janë larguar.
“Kjo ka qenë për ne një dhimbje shpirtërore, meqenëse edhe ashtu numri i vogël është i nxënësve të cilët regjistrohen në këtë shkollë nga fillimi i vitit shkollor. Në këtë vit shkollor ne kemi 15 nxënës që dëshirojnë të largohen nga bankat shkollore të kësaj shkolle. 9 janë larguar edhe 6 kanë bërë kërkesë që dëshirojnë të largohen në shtetet perëndimore, ky është numri i saktë që e kemi verifkuar në shkollën tonë. Faktor kryesor është gjendja ekonomike sociale e prindërve, të cilët me familje shpërngulen në botën perëndimore për një jetë më të mirë”, – theksoi Mustafë Ebibi, drejtor i sh.f. “Bajram Shabani”.
Dukuria e tillë ka prekur edhe shumë komuna të tjera të Maqedonisë. Në komunën e Gostivarit numri i nxënësve në ciklin fillor dhe të mesëm dukshëm është ulur në tre vjetët e fundit. Siç raportojnë nga kjo komunë, në ciklin fillor numri i nxënësve është ulur për 138 nxënës, ndërsa në atë të mesëm për 559 nxënës. Pavarësisht të gjithave, Miloti ashtu sikurse edhe shumë të tillë si ai, shpreson se një ditë sërish do të kthehet në vendlindje për t’u bashkuar me familjarët dhe shoqërinë e tij.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













