Maqedonia
Maqedoni: Taksë për ruajtjen e bletëve
Propozimi ende nuk ka marrë formën e prerë, ndërsa me të parashikohet të rregullohet “procedura për dhënien e kullotave, inventarizimin dhe bonifikimin e tyre, rregullimin e punës dhe organizimin e kullotave”
Qeveria e Maqedonisë së Veriut synon të vendosë tatime për bletarët, respektivisht për çdo koshere do të duhet të paguajnë nga 0.3 denarë të pagës mesatare, e cila sillet në rreth 480 euro, thonë për Radion Evropa e Lirë, përfaqësuesit e shoqatave të bletarëve, Driton Dikena dhe Igor Ilkov.
Propozimi ende nuk ka marrë formën e prerë, ndërsa me të parashikohet të rregullohet “procedura për dhënien e kullotave, inventarizimin dhe bonifikimin e tyre, rregullimin e punës dhe organizimin e kullotave”
Nga Ministria e Bujqësisë, kanë thënë se “propozimi është në fazën e debatit dhe nuk do të thotë se është edhe përfundimtar, pasi do të veprohet varësisht vlerësimeve që mund të dalin nga debati publik”, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Driton Dikena, kryetar i shoqatës “Qyteti i Bletëve”, që përfaqëson bletarët e pjesës perëndimore të Maqedonisë së Veriut, thotë se vetë ideja për miratimin e një ndryshimi të tillë në ligjin për kullosat është absurd, pasi në vend se bletarët të stimulohen për punën që bëjnë, këtu ndodhë e kundërta, shteti synon nga ta të vjelë taksa.
“Janë bletët që mbajnë gjallë biodiversitetin dhe kjo është arsyeja që shtetet e zhvilluara, që u japin një peshë shumë të rëndësishme njerëzve që ruajnë bletët, për shkak se ato ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe shumëllojshmërinë e produkteve ushqimore që ne konsumojmë. Te ne ndodh e kundërta, shteti na vendosë tatime ndërsa bujqit me përdorimin e tepërt, të pakontrolluar dhe jashtëligjor të pesticideve, herbicideve dhe insekticideve dëmtojnë bletët tona”, thotë Dikena.
Igor Ilkov, bletar nga qyteti i Gjevgjelisë, thotë se me vendime të tilla absurde nga ana e institucioneve, bletaria në Maqedoninë e Veriut shumë shpejt do të zhduket.
“Kjo është një goditje e rëndë për ne bletarët. Në vend se të na ndihmojë, shteti po synon të vendosë tatime edhe në këtë veprimtari. Ne, në vend që të shpërblehemi për mbrojtjen e natyrës dhe të shumëllojshmërisë, ne po dënohemi me të dhëna të reja. Pa bletët, natyra nuk do të kishte kuptim, nuk do të mund të ruhej dhe zhvillohej, por këtë shteti nuk e merr parasysh”, thotë Ilkov.
Ngjashëm mendon edhe bletari Driton Dikena, sipas të cilit bletaria në Maqedoninë e Veriut do të shkojë drejt zhdukjes nëse shteti ndërhyn me taksa. Ai tërheq vërejtjen edhe nga helmimi i bletëve nga bujqit dhe heshtjen e institucioneve ndaj një fenomeni të tillë.
“Në Tetovë, në dy tre javët e fundit, kemi pasur helmime masive të bletëve nga përdorimi i pesticideve. Me to jo vetëm që janë dëmtuar bletët, por është kontaminuar edhe mjalti i mbledhur. Kjo është tragjike pasi te ne nuk funksionon një trekëndësh i bashkëpunimit mes bletarëve, institucioneve të shtetit dhe bujqve. Kur ndodhi rasti, ne tentuan që ta paraqesim rastin në organet e shtetit, por nuk ka një mekanizëm ligjor që mund t’i drejtohesh”, thotë Driton Dikena, kryetar i shoqatës “Qyteti i Bletëve”.
Se institucionet heshtin ndaj fenomeneve të tilla, e thotë edhe bletari Igor Ilgov, nga Gjevgjelia. Ai thotë se ka tentuar të kontaktojë zyrtarët edhe për propozim-ligjin për kullosat që parasheh vendosjen e taksës, por pa sukses.
“Nuk kemi asnjë kontakt me Ministrinë e Bujqësisë apo institucionet tjera përkatëse, që të na sqarojnë përmbajtjen e propozimit, apo se çfarë synohet të arrihet me një ligj të tillë. Ne do të vazhdojmë të alarmojmë opinionin, mbi pasojat e një propozimi të tillë, madje kërkojmë ndihmë apo mbrojtje nga helmimet. Në vend se të na motivojnë, institucionet te ne po bëjnë të kundërtën, po na demotivojnë që të vazhdojmë me këtë veprimtari, që mund të çojë deri në zhdukjen e saj”, thotë Ilkov.
Në Maqedoninë e Veriut ka rreth gjashtë mijë bletarë, të cilët besohet se posedojnë rreth 230 mijë koshere.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse










