Maqedonia
Maqedoni: Vazhdon mungesa e materialit për pasaporta, ankohen qytetarët
Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, thotë se Ministrisë së Punëve të Brendshme i mungojnë formularë për dokumentet e udhëtimit, ndërsa qytetarët ankohen se nuk mund t’i marrin në kohë këto dokumente.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ziberi tha se në zyrën e Avokatit të Popullit arrijnë ankesa nga qytetarët për pamundësinë e caktimit të terminit për marrjen e dokumenteve personale dhe për problemin e shpenzimeve shtesë për dokumente të reja. Dokumentet e udhëtimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese për emrin e ri të shtetit, pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë më, përcjell albinfo.ch.
“Këto ankesa kanë filluar të mbërrijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi Ministrisë së Brendshme pse ka pasur vonesë në nxjerrjen e atyre tashmë të përgatitura, supozoj se ato dokumente të udhëtimit janë përgatitur dhe do të reagojmë. Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhësore të udhëtimit, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet e tjera”, theksoi Ziberi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












