Lajme
Maqedonia bëhet me qeveri të re
Kuvendi i Maqedonisë, ka votuar qeverinë e re të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Me 70 vota për dhe 47 kundër, Gruevski ka formuar qeverinë për herë të tretë.
Ekzekutivi ka katër zëvendëskryeministra, prej të cilëve dy janë nga partia shqiptare në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Numri i ministrive është shtuar për një, duke u bërë 15 pas formimit të Ministrisë për Investime të Huaja.
BDI udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes, të Ekonomisë, të Pushtetit Vendor, të Drejtësisë dhe të Mjedisit.
Kryeministri Gruevski ka theksuar se prioritete të qeverisë do të jenë zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











