Lajme
Maqedonia e nënta me azilkërkues në Gjermani
Në vendin e parë është Serbia me rreth 904 kërkesa për azil edhe atë para Afganistanit me 624 dhe Irakut me 507
Maqedonia është në vendin e nëntë për nga numri i azilkërkuesve në Gjermani. Në muajin nëntor rreth 186 qytetarë nga vendi kanë paraqitur kërkesë për azil, raporton Zhurnal.
Ky numër është edhe më i madh se në Kosovë ku prej atje 133 veta kanë kërkuar azil. Në vendin e parë është Serbia me rreth 904 kërkesa për azil edhe atë para Afganistanit me 624 dhe Irakut me 507.
Krahas kësaj në Gjermani është rritur numri i emigrantëve ndjeshëm nga shtetet evropiane të goditur nga kriza. Në këtë shtet në gjysmën e parë të vitit janë shpërngulur 435 mijë shtetas të huaj, që është 68 mijë apo 19 për qind më shumë në periudhën e njëjtë më 2010.
Numri i të shpërngulurve në BE është rritur për 29 për qind, ndërsa rritje më të madhe ka nga Greqia 84 për qind. (Albinfo & Zhurnal)
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













