Lajme
Maqedonia e nis lobimin
Krerët e Maqedonisë kanë nisur një mision diplomatik për të kërkuar që BE-ja, NATO-ja dhe shtetet e tjera të respektojnë vendimin e GJND-së
Vendimi i shpallur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë fajësoi Greqinë për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pasi që ajo shkeli Marrëveshjen e përkohshme për emrin të vitit 1995, me të cilën Maqedonia lejohet të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtare me referencën FYROM.
Kryeministri Nikolla Gruevski ka qëndruar në Bruksel për të kërkuar që BE të respektojë vendimin që është në favor të Maqedonisë.
Presidenti Gjorgje Ivanov në një takim me korin diplomatik të vendeve anëtare të BE-së ka theksuar se Maqeonia kërkon respektim dhe zbatim efektiv të Marrëveshjes së përkohshme përmes respektimit të të drejtës ndërkombëtare.
Në mision lobimi për vendimin e GJND-së është në Vilnus të Lituanisë edhe ministri i jashtëm, Nikolla Popovski, i cili po merrë pjesë në margjinat e sesionit të 18 të takimit ministror të OSBE-së, raporton INA.
GJND të hënën shpalli vendimin në favor të Shkupit, duke shpallur fajtore Greqinë për mosrespektim të Marrëveshjes së përkohshme për emrin të vitit 1995, me ç`rast edhe bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe procesin e mëtejm të integrimit në BE.
Bashkësia ndërkombëtare ka theksuar se vendimi i GJND-së nuk do të ketë efekt në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, pa u zgjidhur kontesti i emrit përmes një kompromisi midis dyja palëve. (INA)
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












