Maqedonia
Maqedonia e Veriut, drejt një krize energjetike
Maqedonia e Veriut ndodhet para një krize energjitike dhe është çështje kohe kur autoritetet do ta shpallin gjendjen e emergjencës. Një bllok i Termocentralit në Manastir ndërpreu prodhimin e energjisë elektrike të hënën dhe kjo nga ekspertët shihet si hyrje në një krizën enrgjitike. Ndërkohë, autoritetet thanë se bëhej fjalë për një difekt, një gyp që kishte plasur dhe që do të riparohej deri në fund të ditës, transmeton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Por, termocentrali që furnizon me energji elektrike një pjesë të madhe të vendit, është përballur edhe me mungesën e qymyrit në javët e fundit, teksa para pak ditësh janë shpallur tenderë për blerjen e qymyrit.
Edhe në termocentralin në Osllomej pranë Kërçovës po bëhen riparime, sipas kompanisë “Elektro-Ekonomia e Maqedonisë (ESM)” dhe ai pritet të fillojë me punë në dhjetor. Qeveria, ndërkaq e lëshoi në përdorim termocentralin në Negotinë që prej vitesh nuk funksionte.
Ekspertët thonë se vendi shpenzon më tepër energji elektrike se sa që prodhon dhe për shkak të problemeve të shpeshta në Termocentralin e Manastirit, ESM në fillim të muajit bleu rreth 26 mijë megavat energji elektrike për një shumë prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa të dielën u blenë edhe 240 megavat shtesë.
Ekspertët kanë paralajmëruar se vendi mund të duhet të rrisë çmimin e energjisë elektrike për pajisjet e amvisërisë. Megjithatë, problemet me furnizim të energjisë elektrike do të mund të vazhdojnë dhe autoritetet qeveritare kanë thënë se në këtë periudhë nuk do të ketë rritje të çmimit për qytetarët.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ka sugjeruar qeverisë që të shpallë gjendjen e krizës lidhur me energjinë elektrike që mes tjerash parashikon ndihmën për kompanitë e këtij sektori. Qeveria pritet nesër të marrë një vendim për këtë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













