Maqedonia
Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës helikopterë luftarakë
12 helikopterë luftarakë të llojit Mi-24 Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavajnka Petrovska, tha për mediat në Shkup se dhurimi i tyre bëhet me kërkesë të Qeverisë ukrainase, por edhe vlerësimeve të Armatës maqedonase se “lirimi nga këto pajisje ushtarake nuk do të dëmtojë kapacitetet mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut”. “Të gjitha pajisjet që janë dhuruar deri më tani kanë të bëjmë me kërkesën e autoriteteve ukrainase, të cilat janë të afta t’i përdorin, por edhe t’i mirëmbajnë. Sipas planeve tona të modernizimit, këto pajisje tashmë janë në fund të përdorimit të tyre dhe nuk do të jenë pjesë përbërëse e armatimit tonë. Nëse nuk do t’i dhuronim, jemi të sigurt që në një periudhë të shkurtër kohe do të na duhej t’i asgjësonim”, tha Petrovska, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes do të blejë të paktën tetë helikopterë të rinj për më shumë qëllime. “Kur kemi bërë planet për transformimin e ushtrisë sonë, bazuar në aftësitë tona ushtarake dhe planet e NATO-s, komponenti luftarak i njësisë së helikopterëve nuk do të ishte më operacional dhe do të orientohemi në helikopterë transportues që do të kishin në radhë të parë si obligim plotësimin e nevojave të ushtrisë, por sigurisht që do të mund të kryejnë edhe detyra të tjera që janë me interes më të gjerë për qytetarët”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia e Veriut më 2001 kishte blerë nga Ukraina helikopterët e parë Mi-24 në kohën e konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën