Maqedonia
Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për një periudhë shtatëditore në sektorin e energjisë elektrike, si pasojë e problemeve në furnizimin me naftë që vijnë nga Greqia.
Ky vendim i jep të drejtë kompanisë shtetërore të energjisë, ESM, të përdorë rezervat strategjike shtetërore të naftës pa pagesë. Sipas njoftimit zyrtar, ESM do të duhet të raportojë rregullisht te qeveria dhe Ministria e Financave për sasinë e karburantit të shfrytëzuar.
Autoritetet theksojnë se masa është marrë për shkak të pamundësisë së sigurimit të naftës, e cila është jetike për prodhimin e energjisë elektrike. Vendimi u miratua pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Shkup.
ESM kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të vështirësive serioze në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia. Kompania e lidh këtë situatë me bllokadat e fermerëve grekë në pikat kufitare, të cilat kanë penguar transportin e burimeve kryesore të energjisë. Sipas ESM, përdorimi i rezervave shtetërore është i domosdoshëm për të garantuar prodhim të mjaftueshëm energjie deri në rikthimin e funksionimit normal të kufijve.
Pjesa dërrmuese e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet e ESM-së, që varen kryesisht nga linjiti dhe nafta.
Pas shpalljes së gjendjes së krizës, Bullgaria ka ofruar ndihmë emergjente me furnizime nafte për Maqedoninë e Veriut. Oferta u bë e ditur pas një bisede telefonike mes ministrit të Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, dhe homologut të tij maqedonas, Timço Mucunski.
Ndërkohë, fermerët grekë vazhdojnë protestat e tyre që prej fundit të nëntorit, duke ngritur bllokada në rrugë dhe pika kufitare në Greqinë veriore. Ata kundërshtojnë vonesat në subvencione, çmimet e ulëta të produkteve bujqësore dhe rritjen e kostove të prodhimit.
Protestat kanë paralizuar autostrada kryesore, përfshirë aksin Athinë–Selanik, si edhe kufijtë me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke ndikuar ndjeshëm në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave.
Fermerët kërkojnë rritje të subvencioneve, lehtësime fiskale, çmime minimale të garantuara për produktet bujqësore dhe kompensim për rritjen e shpenzimeve të karburantit dhe plehrave. Edhe pse protestat u zbutën përkohësisht gjatë festave të Krishtlindjeve, organizatorët kanë paralajmëruar rikthimin e tyre me intensitet më të madh.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit Zvicra do t’i japë përparësi imigracionit dhe marrëdhënieve me BE-në në vitin 2026, si dhe plani... -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990














