Lajme
Maqedonia festoi sot 25 vjetorin e Armatës
Kjo armatë e përbërë kryesisht nga qytetarët maqedonas, sot në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ka ekspozuar mjeteve luftarake, teknike dhe pajisje ushtarake me të cilat disponon
Maqedonia e festoi sot 25 vjetorin e themelimit të Armatës së saj, një strukturë modeste e mbetur jashtë Aleancës Veri-Atlantike. Kjo armatë e përbërë kryesisht nga qytetarët maqedonas, sot në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ka ekspozuar mjeteve luftarake, teknike dhe pajisje ushtarake me të cilat disponon.
Me formimin e Armatës maqedonase para një çerek shekulli, numri i të punësuarve shqiptarë ishte në nivelin më të ulët krahasuar me të gjitha dikasteret e tjera duke shënuar përfaqësimin e shqiptarëve me numra simbolik. Por, pas Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve ka shënuar rritje vit pas viti.
Gjeneral Major Muhamed Raca, i cili është zëvendës i Shtatmadhorisë së Armatës për REL thotë se shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel të kënaqshëm, sa i përket numrit të ushtarëve të paguar dhe nënoficerëve, por mbetet për të dëshiruar numri i shqiptarëve në nivel oficerësh.
“Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatën e Republikës së Maqedonisë është i kënaqshëm, përfaqësimi i shqiptarëve sa i përket ushtarëve profesionalë arrin 22.3 për qind, sa i përket nënoficerëve ky numër arrin në 21 për qind, përderisa përfaqësimi i shqiptarëve në nivel të oficerëve është 12.6 për qind, dhe në sektorin civil të dikasterit të mbrojtjes shqiptarët janë të përfaqësuar me 8.2 për qind”, tha ai.
Sipas gjeneral Racës, mbetet shqetësues fakti se niveli më i ulët i përfaqësimit të shqiptarëve mbetet në nivel oficerësh, vetëm 12.6 për qind.
“Nevojitet përfshirja e një numri më të madh të oficerëve shqiptarë për të arritur ai 25 përqindëshi që e garantin ligji. Në këtë drejtim, do të theksoj se është shqetësuese se të rinjtë shqiptarë nuk tregohen të interesuar për të konkurruar në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë”, thotë gjeneralmajori Raca, i cili njëherësh është dhe ligjërues në Akademinë Ushtarak në Shkup, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të konkurrojnë në këtë institucion.
Problem më vete për Armatën e Maqedonisë paraqet dhe mungesa e mjeteve financiare.
Maqedonia si shtet në vazhdimësi ka ulur buxhetin e dikasterit të mbrojtjes, përderisa deri në vitin 2008, para samitit të NATO-s në Bukuresht, ky dikaster thithte dy për qind nga buxheti përgjithshëm i shtetit, por pas dështimit për tu anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike në vazhdimësi pas këtij viti janë zvogëluar mjetet për dikasteri e mbrojtjes. Buxheti tani është më pak se një për qind e buxhetit të përgjithshëm të shtetit.
Ekspertët e mbrojtjes thonë se Maqedonia si shtet duhet të ndajë më shumë mjete për Ministrinë e Mbrojtjes, që të arrijë të plotësojë standardet që kërkohen nga Aleanca Veri-Atlantike për t`u bërë pjesë e saj.
Kryetari i sindikatës së Armatës maqedonase, Riste Ajtov thotë se kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet dhe ngritjes së standardit të të punësuarve në Armatë. Ajdov thotë se nëse Maqedonia merr ftesë për tu anëtarësuar në NATO, atëherë ky vendim do të jetë politik sepse Maqedonia është shumë larg standardeve që kërkohen nga struktura Veri-Atlantike.
“Shënimi i jubileut të 25-të të Armatës së Maqedonisë nuk solli zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballen pjesëtarët e Armatës së shtetit, e ato janë: pagat e ulëta, pajisja e dobët me mjete profesionale e pjesëtarëve të armatës, si dhe përgatitja e dobët teknologjike e njësive të Armatës së Maqedonisë”, thekson Risto Ajtov
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sehkerinska në vazhdimësi ka theksuar se pavarësisht zvogëlimit të mjeteve për dikasterin që drejton edhe me rebalancin e fundit të buxhetit të shtetit, janë ndarë më shumë mjete për pagat, ndonëse për problemet e shumta me të cilat përballet mbrojtja ajo ka theksuar se do të zgjidhen që nga viti i ardhshëm.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës










