Lajme
Maqedonia, joshëse për investitorët shqiptarë
Një multimilioner shqiptar, Zamir Mane ka investuar më shumë se 100 milionë euro në një qendër tregtare në Shkup
Republika e Maqedonisë është bërë një vend joshës për investitorët shqiptarë. Këtë fakt e ka argumentuar të mërkurën biznesmeni shqiptar i rrjetit të dyqaneve “Neptun” Zamir Mane, i njohur edhe si multimiliarderi shqiptarë, i cili në partneritetin me kompaninë “Fashion Group” kanë funksionalizuar qendrën më të madhe tregtare në Maqedoni “City Mall”.Kjo qendër është ndërtuar dhe lëshuar në funksionon në pjesën qendrore të Shkupit, ndërsa në ceremoninë inauguruese kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve maqedonase, kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti Gjorgje Ivanov, kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe personalitete tjera, por jo edhe personalitete politike dhe institucionale shqiptare në këtë shtet. Siç raporton agjencia INA, kryeministri Gruevski hapjen e kësaj qendre të biznesit e ka quajtur një investim gjigant që do të forcojë tregun ekonomik dhe do të sjellë mbi 2 mijë punësime në Maqedoni. Ndërsa drejtori i kompanisë “Balfin”, Zamir Mane, ka thënë se kjo qendër është një investim i parë i këtij grupacioni në sektorin e patundshmërive në Maqedoni. “Mendoj se Maqedonia është një lokacion i shkëlqyeshëm për investime dhe inkurajoj edhe të tjerët që t`i kushtojnë vëmendjen këtij tregu”, citon INA, drejtorin Mane. Shuma e plotë e investimit në këtë qendër tregtare, siç ka thënë ai, është më shumë se 100 milionë euro. Në këtë qendër janë të dyqanet me presticioze botërore, sikurse ka edhe kinema, restorante, librari, bizhuteri, kozmetikë etj.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











