Lajme
Maqedonia, shteti më i pasigurt në Ballkan
Organizata “Global Peace” ka bërë një studim për sigurinë në 162 vende të botës. Sipas këtij studimi, Maqedonia është vendi më i pasigurt bë Ballkan, duke u radhit në vendin 87
Organizata “Global Peace” e ka radhitur Maqedoninë në vendin e fundit të shteteve ballkanike sa i përket sigurisë. Sipas GP, Maqedonia radhitet në vendin e 87, pas Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit.
Në këtë studim është paraqitur gjendja e sigurisë në 162 vende të botës.
Sipas “Global Peace” Serbia renditet para në Ballkanin Perëndimor në vendin 52, para Malit të Zi i cili zë vendin e 55-të, Bosnja e Hercegovina 61, Shqipëria gjendet në pozitën e 66 ndërsa Kosova një më lartë në vendin 65, ndërsa më së keqi në rajon renditet Maqedonia, në pozitën 87.
Ndërsa sipas këtij hulumtimi, në pesë vendet e para janë Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Zvicra. Ndërsa në vendet e rajonit më së miri paraqitet Sllovenia e cila renditet në vendin 14, e më pas Kroacia në vendin 26, raporton INA.
Shtetet me renditjen më të keqën janë Afganistani në pozitën 161 dhe e fundit është Siria në vendin 162.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











