Lajme
Maqedonia subvencionon fluturimet me kosto të ulët
Tenderi duhet të përmbajë së paku një qytet në Spanjë pastaj Italinë, Skandinavinë, rajonin e Beneluksit dhe Evropën Qendrore
Qeveria e Maqedonisë ka shpallur një thirrje të hapur (tender) për të gjitha linjat ajrore me kosto të ulët që janë të gatshme për të nisur fluturime nga Shkupi në gjashtë destinacione të reja në Evropë.
Shërbimet gjatë tre viteve të ardhshme do të subvencionohen nga qeveria. Tenderi që përfshin gjashtë rrugë të reja duhet të përmbajë së paku një qytet në Spanjë pastaj Italinë, Skandinavinë, rajonin e Beneluksit dhe Evropën Qendrore.
Linjat e reja pritet të nisin deri në fund të vitit. “Futja e fluturimeve të reja është e rëndësishme si për turizmin dhe biznesin, por edhe për shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Atyre u duhet të ndërrojnë disa herë aeroplanët dhe kështu përballen me shpenzime të mëdha”, ka thënë dje Nikola Gruevski, kryeministri i Maqedonisë.
Njoftohet se një ndër favoritët për të aplikuar për këto subvencione është kompania Wizz. Ajo aktualisht organizon fluturime nga Treviso dhe Londra për në Shkup. Pretendentë të mundshëm janë edhe linjat ajrore me kosto të ulët nga Turqia.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












