Lajme
Maqedonia Veriore, lidere e inflacionit në rajon
Raporti i Bankës Botërore nxjerr në pah se Maqedonia e Veriut është liderë në rajon për sa i përket rritjes së inflacionit. Muajin dhjetor e mbyllëm me 18,7% inflacion të shtuar që nënkupton se nga 100 denarë që keni, vlera reale e tyre është 81,3 denarë, me të cilat mund të blesh produkte apo të marrësh shërbime. Sa për krahasim, inflacioni në Mal të Zi ishte 17,5%, në Serbi 15,1%, Kroaci 13,5% dhe në Slloveni 10,3%.
“Ngadalësimi i rritjes dhe investimeve të biznesit do të kenë pasoja shkatërruese në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe varfëri, duke përfshirë kërkesat në rritje të ndryshimeve klimatike, thanë nga Raporti i Bannkës Botërore.
Banka Botërore uli parashikimet e rritjes për vitin 2023 në një nivel që është në prag të recesionit për shumë vende, duke përmendur ndikimin e rritjes së normave të interesit, vazhdimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kolapsin e motorëve kryesorë të rritjes ekonomike globale. Në vitin 2023, Prodhimi Bruto Vendor pritet të rritet me 2.7%, që, nëse përjashtohen recesionet e 2009 dhe 2020, është shkalla më e ulët në gati tre dekada, sipas raportit të Bankës Botërore.
“Duke pasur parasysh kushtet e ndjeshme ekonomike, çdo ndikim negativ shtesë, si inflacioni më i lartë se sa pritej, një rritje e normave të interesit për ta frenuar atë, një ringjallje e pandemisë COVID-19 ose një përshkallëzim i tensioneve gjeopolitike, mund të shtyjë ekonominë globale në recesion”, deklaruan nga Raporti i Bankës Botërore./koha.mk
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












