Lajme
Kumbulla shënon kundër Milanit
Futbollisti kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionatin italian
Marash Kumbullua prish ecurinë perfekte të Milanit në Serinë A. Mbrojtësi 20-vjeçar shqiptar shënoi golin e barazimit spektakolar 3-3 të Romës në “San Siro”, ku Milani nuk ia doli tri herë radhazi të ruante epërsinë ndaj verdhekuqve.
Talenti kuqezi, vetëm pak ditë pas golit të shënuar në Ligën e Evropës ndaj Young Boys (1-2), realizoi një tjetër gol me peshë, duke u konfirmuar si goditja e Romës në afatin e verës, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja në fund ishte 3:3, ku ky ishte barazimi i parë për Milanin pas 4 fitoreve radhazi, derisa goli i parë për furbollistin kuqezi, i cili ka të ardhme të ndritur.
https://youtu.be/1BJH2zf-rys
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut













