Zhvillim
Marianne Graf, humanistja që ka ngritur 22 shkolla në Shqipëri
Dhe jo vetëm kaq: ajo me ekipin kanë ngritur edhe 15 qendra parashkollore, 14 qendra mjekësore dhe 8 pikav të Ndihmës së parë, pastaj 33 ndërtesa sociale, 34 banesa...
Rrjeti i grave «Minerva» nga Tiroli i Austrisë ka pasur ditë më parë në Wörgl një aktivitet në të cilin është prezantuar ndihma e një gruaje austriake në Shqipëri gjatë më shumë se njëzet viteve. Gratë nga Tiroli kanë pasur mysafire humanisten e njohur dhe miken e shqiptarëve, Marianna Graf, e cila që nga viti 1992 angazhohet për të mbështetur njerëzit në regjionet e varfra rurale të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndihma këtyre njerëzve në vendin ku jetojnë, për të mos e braktisur atë, ky është koncepti thmelor për të cilin angazhohet Marianna Graf që nga viti 1992, shkruan tirolerzeitung. Me ftesën e rrjetit të grave «Minerva» ajo ka ofruar një tabllo mbresëlënëse të angazhimit të saj mbi njëzetvjeçar.
Në vitin 1992, në kohën kur, pak pas hapjes së Shqipërisë së mbyllur me dhjetëvjetësha nga bota që e rrethon, Mariane Graf e kishte bërë vizitën e parë atje. Atëbotë ajo kishte vendosur: duhej të ndihmonte arsimin në vend, transmeton albinfo.ch.
Dhe në 24 vitet pasuese ky vendim është kurorëzuar me ndërtimin e 22 shkollave, 15 qendrave parashkollore (kopshte fëmijësh), 14 qendrave mjekësore dhe 8 pikave të Ndihmës së parë, pastaj 33 ndërtesave sociale, 34 banesave, 6 qendrave arsimore sociale, 2 qendrave sportive, 6 urave, 42 krojeve si dhe ngritjen e një liqeni akumulues dhe një projekti kanalizimi.
Marianne Graf me ekipin ka ndihmuar edhe në furnizimin e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë dhe në rindërtimin pas luftës. E gjithë ndihma e saj kishte prekur rreth 13.000 refugjatë, gjegjesisht më shumë se 1000 tonelata artikuj ushqimorë, mbulesa, dyshekë dhe 1800 pako familjare. Po ashtu ka ndihmuar në ndërtimin e fshatrave për refugjatët, përcjell albinfo.ch. (për më shumë, në www.albania-austria.com
Ndërsa rrjeti i grave Minerva ekziston prej 12 viteshdhe me rastin e 8 marsit organizon aktivitete publike.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut













