Lajme
Marnak thërret serbët të heqin barrikadat
"Ne kemi ndërmarrë këtë veprim për të përmirësuar fluksin e mallrave dhe mundësinë e njerëzve për të pasur qasje në to"
Kreu i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka vizituar portat 1 dhe 31 në Jarinë dhe Bërnjak, ku ka takuar trupat e misionit evropian, të KFOR-it, të Policisë së Kosovës dhe të Doganave të Kosovës.
“Policia dhe Dogana e EULEX-it, duke punuar ngushtë me ushtarët e KFOR-it, janë këtu për të mbështetur sundimin e ligjit në këtë pjesë të Kosovës. E përgëzoj përkushtimin dhe punën e tyre në këto rrethana të vështira”, citon radio Evropa e lirë shefin e EULEX-it, de Marnak.
Ai u ka bërë thirrje serbëve lokalë të heqin barrikadat.
“Kjo i dëmton njerëzit. Ne kemi ndërmarrë këtë veprim për të përmirësuar fluksin e mallrave dhe mundësinë e njerëzve për të pasur qasje në to. Çdo hap që e pengon këtë, është kundër popullatës”, ka thënë kreu i EULEX-it.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












