Shkurt.ch
Marokeni mbyt gruan e tij, dyshohet edhe dashnorja e tij shqiptare
Ende nuk dihet roli i të dashurës së tij, 16 vjeçare zvicerane me prejardhje shqiptare Jessica S. e cila ka qenë e pranishme në vendin e krimit
Gjatë të martës së kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë e cila ka përfunduar me fatalitet. Autor i krimit është Amine E., një maroken 25 vjeçar. Ende nuk dihet roli i të dashurës së tij, 16 vjeçare zvicerane me prejardhje shqiptare Jessica S. e cila ka qenë e pranishme në vendin e krimit.
Krimi mizor ndodhi kështu: Një femër 29 vjeçare është therur në rrugë. Autori i krimit është Amine E, 25 vjeçar, bashkëshort i viktimës dhe i dashuri i shqiptares 16 vjeçare nga kantoni i Tesinës në Zvicër, e cila është edhe shtatzënë. Drama u zhvillua të martën në mbrëmje rreth orës 22,45 minuta në një parking në qytetin Bergamo të Italisë, raportojnë mediet zvicerane “blick.ch”, 20minuten.ch etj., transmeton “albinfo.ch”.
Viktima e cila pasi ka pësuar shumë therje me thikë ka ndërruar jetë, është Sara E., italiane e cila punonte në një lokal nate, ndërsa bashkëshorti i saj Amine.E, maroken, i cili ishte në lidhje me Jessica S. dhe se bashku presin një fëmijë.
Sipas hetimeve të para, Sara E, nuk e pranonte në asnjë mënyrë ndarjen me bashkëshortin e saj. Dy të dashuruarit e rinj, u takuan me Sara. E, afër stacionit Albino. Autori i vrasjes kishte thikë me vete. Burri ka sulmuar bashkëshorten e tij Sara E, e cila mori 24 plagë të thella.
Disa persona sapo panë rastin iu afruan dhe u munduan ta ndihmojnë Sarën. Ndërkohë, derisa Sara po jepte shpirt, pëshpëriti: “Ai burri më mbyti mua”, shkruan gazeta zvicerane.
Më pas, Amine E, ikën nga vendi i ngjarjes ndërsa Jesssica fshihet. Pas kërkimit tre orësh të mbi 60 policëve dhe një helikopteri, policia italiane arriti të kapte dy të dyshuarit.
Amine E, ishte pa vendbanim dhe kishte dosje penale, kurse Jessica S. që nga janari ishte shpallur e zhdukur nga policia zvicerane, për të cilin rast kishte raportuar edhe “albinfo.ch”.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












