Kosova
Mbi 200 studentë nga Kosova mund të studiojnë në universitetet hungareze vitin tjetër akademik
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Inovacionit në Kosovë ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, për Programin e Bursave Stipendium Hungaricum, për vitet 2024–2026.
Sipas marrëveshjes, 225 studentë nga Kosova do të kenë mundësi të studiojnë në universitete prestigjioze hungareze duke nisur nga viti akademik 2024/2025, transmeton albinfo.ch.
“Qëllimi i këtij Memorandumi është të lehtësojë dhe të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke kontribuar kështu, në një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në fushën e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.
Tutje njoftimi bën të ditur se ambasadori i Hungarisë, Bela Boszik, ka falënderuar ministren për gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fushën e arsimit.
Ndryshe, në kuadër të këtij programi, Hungaria do të ofrojë çdo vit 75 bursa Bachelor, Master, dhe PhD për studentët kosovarë që duan të studiojnë në universitetet hungareze në drejtimet Bujqësi, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore, Arte dhe Shkenca të Humanizmit, Art dhe Dizajn etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













