Shkurt.ch
Marrëveshje me Kolumbinë për ndjekjen e krimit
Marrëveshja ua mundëson autoriteteve të të dy vendeve bashkëpunimin në zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale
Qeveria federale e Zvicrës ka vendosur që të nënshkruajë një marrëveshje bilaterale për ndihmë juridike me Kolumbinë. Kjo marrëveshje krijon bazën juridike të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare që ua mundëson autoriteteve të të dy vendeve bashkëpunimin në zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale.
Marrëveshja, siç bën të ditur Ministria e drejtësisë, po ashtu e bën më të thjeshtë dhe më të shpejtë procedurën e ofrimit të ndihmës juridike në mes të dy shteteve. Marrëveshje të tilla Zvicra ka nënshkruar tashmë edhe me disa vende tjera të Amerikës latine si me Perunë, Ekuadorin, Meksikën dhe Brazilin. Ndërkaq, nuk kanë hyrë ende në fuqui marrëveshjet e realizuara me Kilin dhe Argjentinën.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja














