Uncategorized
50,000 doza shtesë të vaksinës ruse Sputnik në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të hënën se autoritetet shqiptare kanë arritur marrëveshje për të dërguar në Shqipëri 50,000 doza shtesë të vaksinës ruse kundër coronavirusit, Sputnik V.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lëmë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka thënë Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Më 28 mars të këtij viti në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv kundër këtij virusi.
Rama ka thënë se është optimist që brenda muajit maj gjysmë milioni qytetarë të Shqipërisë do të jenë të vaksinuar kundër coronavirusit.
“Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar”, ka thënë ai.
Përveç vaksinave ruse, Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër COVID-19, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për shpërndarjen e këtyre vaksinave.
Shqipëria ka filluar procesin e vaksinimit në fillim të muajit janar. Deri tani, në këtë vend janë vaksinuar 64.075 persona, ku përfshihen të moshuarit, arsimtarët dhe personeli mjekësor.
Ky shtet ka kontratë edhe me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e mbi 500.000 dozave të vaksinës.
Tirana zyrtare ka siguruar edhe rreth 40.000 doza të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












