Lajme
Marrëveshje për Asistencë, Kosovë-SHBA
Marrëveshja do të ofrojë mundësi për edukimin e të rinjve, si dhe do të ofrojë hua për bujqit në Kosovë, sidomos për gratë fermere
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Tracey Ann Jacobson nënshkruan një marrëveshje ndërshtetërore për Asistencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve, në sundim të ligjit, në forcimin e qeverisjes dhe institucioneve demokratike.
Kjo marrëveshje e nënshkroi edhe Maureen A. Shauket, drejtore e Misionit të USAID-it në Kosovë , nëpërmjet së cilës zhvillohet përkrahja konkrete financiare e qeverisë amerikane.Marrëveshja e nënshkruar, siç u tha në takim, do të ofrojë mundësi më të mëdha për edukimin e të rinjve, si dhe do të përkrahë krijimin e Autoritetit për Mbështetje Kreditore, që do të ofrojë hua për bujqit në Kosovë, sidomos për gratë fermere.Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar marrëveshjen si një ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në fushën e ekonomisë, të bujqësisë dhe të forcimit të institucioneve demokratike, në edukimin e të rinjve dhe hapjen e vendeve të reja të punës për ta.“Ndihma amerikane për Kosovën është e rëndësisë së veçantë dhe luan një rol të fuqishëm në avancimin e të gjitha proceseve demokratike për vendin”, tha presidentja kosovare.Ndërkaq siç u tha në takim, USAID-i do të ofrojë mundësitë për shkollim të lartë për të përkrahur krijimin dhe fuqizimin e kuadrove të reja kosovare. “Misioni i USAID-it në Kosovë synon t’i realizojë këto qëllime duke ofruar bursa për shkollim në SHBA, punë praktike dhe shkëmbime universitare krahas objektivit të përcaktuar për zhvillim institucional”, thuhet në një deklaratë të përbashkët lëshuar në fund të takimit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













